Tifozët serbë dhe rusë historikisht kanë pasur raporte të shkëlqyeshme mes veti.
Por, “vëllazëria” ka përfunduar dje në therje me thika.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas miqësores mes Cervena Zvezdës dhe Spartakut të Moskës, përcjellë “lajmi.net”.
Tifozët e dy grupeve janë përleshur, ku serbët kanë therur me thikë tre tifozë mysafirë.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri është në gjendje kritike.
Mediat ruse e kanë konsideruar këtë si një skandal të madh.











































