Rama: ‘Çadra’, i ka zënë rrugën arrestimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve

26.03.2017 13:51:13
Gjatë ceremonisë përkujtimore të 20 vjetorit tragjedisë së Otrantos, kryeministri Rama deklaroi se të afërmit e viktimave ende nuk kanë parë drejtësi. Gjatë fjalës së tij, ai premtoi se drejtësia do të vijë vetëm kur të bëhet reforma dhe kur Shqipëria të jetë një vend ku gratë dhe fëmijët të mos kenë nevojë për të rrezikuar jetën. Ndërkohë, ai sulmoi opozitën, duke thënë se po kërkon të bllokojë këtë reformë.

“Fakti që reforma në drejtësi nuk është një çështje politike dhe vettingu nuk është një çështje partiake por mishërimi i një aspirate 25 vjeçare që përputhet sot me interesin kombëtar dhe publik, ashtu nuk ka pikë karburanti dhe çadër që e ndal. Të reformosh këtë vend është një detyrim për të mos lejuar që fëmijët e sotëm të Shqipërisë të paguajnë pasojat e mosreformimit që i paguan fëmijët që lindën pas regjimit. Ata që sot janë 25 vjeçarë, të cilët kanë llogari të pamerituara me të ardhmen për shkak të së shkuarës.

Çadra në mes të bulevardit i ka zënë rrugën popullit për të parë më në fund prapa hekurave gjyqtarët dhe prokurorët që i kanë pirë gjakun popullit për 25 vjet. Dhe jo të rrinë para popullit me çekiç në dorë dhe të vrasin drejtësinë sa herë u vjen mundësia që të bëjnë padrejtësi në këmbim të parave. Fakti që reforma në drejtësi nuk është një çështje politike dhe vettingu nuk është një çështje partiake por mishërimi i një aspirate 25 vjeçare që përputhet sot me interesin kombëtar dhe publik, ashtu nuk ka pikë karburanti dhe çadër që e ndal.

Të reformosh këtë vend është një detyrim për të mos lejuar që fëmijët e sotëm të Shqipërisë të paguajnë pasojat e mosreformimit që i paguan fëmijët që lindën pas regjimit. Ata që sot janë 25 vjeçarë, të cilët kanë llogari të pamerituara me të ardhmen për shkak të së shkuarës”, tha Rama.