Skandal në Beograd, “vëllazëria” serbo-ruse përfundon në therje me thika

26.03.2017 13:54:20

Tifozët serbë dhe rusë historikisht kanë pasur raporte të shkëlqyeshme mes veti.

Por, “vëllazëria” ka përfunduar dje në therje me thika.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas miqësores mes Cervena Zvezdës dhe Spartakut të Moskës, përcjellë “lajmi.net”.

Tifozët e dy grupeve janë përleshur, ku serbët kanë therur me thikë tre tifozë mysafirë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri është në gjendje kritike.

Mediat ruse e kanë konsideruar këtë si një skandal të madh.

cz-fcsm-04 cz-fcsm-05