Ndërmarrja publike ‘Komunalec’ nga Prilepi sot e filloi aksionin tremujor për pastrimin dhe zbukurimin e qytetit.
Përfaqësues të Ndërmarrjes sot në konferencë për shtyp theksuan se planifikohen mbi 200 mijë metra katrorë të pastrohen dhe rregullohen, ku pritet që aksioni të përfshijë edhe mbjelljen e drunjve.
Nga ‘Komunalec’ informojnë se për largimin e mbeturinave të ndërtimeve, qytetarët mund të adresohen në çdo kohë deri te Ndërmarrja Publike.
Aksioni pranveror është tradicionale dhe sipas kryetarit të komunës Marjan Risteski do të zgjatë dy-tre muaj.