Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin kanë folur për politikë të jashtme.
Ministri Hoxhaj me myftiun kanë diskutuar për koordinimin e njohjeve dhe lobim me vendet myslimane.
“Për një lobim sa më efektiv kur është fjala për njohjen nga vendet me shumicë myslimane, pa dyshim që nevojitet një koordinim sa më i madh me Bashkësinë Islame të Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Ai ka vlerësuar bashkëpunimin që, sipas tij, myftiu Tërnava ka treguar gjatë këtij procesit të njohjeve, për të cilin thotë se është shumë i rëndësishëm për Kosovën.





































