Erdogan shkon “larg e më larg”: Ne e kemi nisur këtë udhëtim duke veshur qefinin (Video)

03.04.2017 15:32:06

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim në Qendrën Kulturore Ataturk në Ankara tha: “Një pankartë e madhe para parlamentit të Zvicrës…Një armë e drejtuar mbi kokën time në fotografi. Çfarë thotë? ‘Vriteni Erdoganin’. Ju të pagdhendur, mos vallë Erdogani do të vdesë me thënien tuaj? Ne e kemi nisur këtë udhëtim duke veshur qefinin. Do të bëhet ajo që Krijuesi ynë dëshiron. As më parë dhe as më mbrapa. A mos vallë ju kujtoni se do të merrni ndonjë gjë nga lavdia, madhështia e Turqisë duke shëtitur në ato rrugë partinë socialiste, PKK-në, organizatat e majta terroriste dhe duke i ofruar atyre mbrojte me policët tuaj? 16 prilli po afron, Populli turk prej 80 milionë banorë do të japë mësimin më të madh për liderët e Perëndimit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndër të tjera në fjalën e tij Erdogan tha se “Populli turk më 15 korrik ka mbrojtur me jetë lavdinë e tij”.

“Aktualisht ata që na vijnë përsipër e kanë të gjithë problemin se ju rezistoni dhe po ecni drejt fitores në vend që të dorëzoheni, kjo i çmend ata. Ju keni përmbysur të gjitha llogaritë, planet dhe pritshmëritë e tyre”.