Gjermani, mbyllet qendra tregtare pas kërcënimit për sulm terrorist

11.03.2017 11:39:25

Polica ka urdhëruar mbylljen e një qendre tregtare në qytetin Esen në Gjermani për shkak të “indikacioneve konkrete për sulm të mundshëm terrorist”.

“Gjendja aktuale e hetimeve tona tregon se kërcënimi është ekskluzivisht në qendrën tregtare”, thuhet në deklaratën e policisë, por nuk jepen detaje të tjera.

Policia i tha agjencisë së lajmeve DPA, se ka pasur indikacione se qendra do të ishte në shënjestër të terroristëve, prandaj është vendosur për mbylljen e saj.

Aktualisht, Gjermania është në gjendje të lartë alarmi pas sulmeve vdekjeprurëse të islamistëve radikalë në Francë dhe Belgjikë, dhe pasi një person nga Tunizia, të cilit nuk i ishte dhënë azil, me kamion e ka sulmuar turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë 12 vetë.