Ndalohen dy persona, lëshuan dronin në Prishtinë pa leje

11.03.2017 11:37:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, të cilët kishin lëshuar një dron pa leje.

“Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar kanë manipuluar me një dron pa leje përkatëse nga aviacioni civil “, thuhet në raportin e Policisë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor  dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.