Rama pyet Berlinin për Kosovën: Pse me pasaporta jugosllave lejohej lëvizja e lirë e tani jo?

11.03.2017 11:35:12
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Berlin ku ka marrë pjesë në një forum ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Ramës me të drejtë dialogu mes dy vendeve duhet të vijojë. Por për Kryeministrin nuk përbën sens fakti se ende nuk u është miratuar liberalizimi i vizave shtetasve kosovarë, transmeton Gazeta Express.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!” u shpreh Kryeministri.