Don Lush Gjergji: Të jetojmë në paqe dhe dashuri

25.12.2017 09:41:57
Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se festa e krishtlindjeve do të thotë dashuri e paqe.

“Paqja buron nga mendja dhe zemra e mirë, tha ai sot në RTK.

Sipas tij të gjithë duhet të jetojmë në paqe me e dashuri.

Ai vlerësoi se këtë vit kanë pasur shumë të veçanta në kishë dhe për shqiptarët.

Gjergji tha se Nëna Tereza është ajo që na bën të gjithëve shqiptarëve që duhet të jemi për njëri tjetritn.

Gjergji bëri me dije se këtë vit do të ketë meshë edhe në Gjuhën angleze.

Ai tha se Katedralja në Prishtinë është një vend ku po vijnë vizitorë nga shumë bende të botës, nga SHBA, Koreja. “Bota do të vijë e të njihet me botën tonë, bukë, kryp e zemër”, tha ai.

Ai ka folur edhe për Skenderbeun e që sipas tij është simbol i shqiptarëve.