Personi i arrestuar dje menjëherë pas sulmi fatal me kamion në qendër të Stokholmit besohet të ketë qenë drejtuesi i kamionit dhe autori i vetëm i ngjarjes së rëndë.
Burri i cili u arrestua në pjesën veriore të qytetit, nuk është identifikuar por mediat suedeze bëjnë me dije se është nga Uzbekistani dhe është adhurues i shtetit islamik, ISIS.
Katër persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën kur një kamion hyri në mes të turmës së njerëzve në pedonalen më të populluar të kryeqytetit sued