Fushata zgjedhore në Francë ka hyrë në fazën finale pasi të dielën atje francezët do të votojnë për presidentin e tyre të ri.
Njëra nga kandidatet më të përfolura nuk ka dyshim se është Marine Le Pen, e cila u bë e njohur me premtimet e saj për largim të Francës nga BE-ja dhe ndalim të emigracionit, transmeton lajmi.net
Një tubim i saj në Paris sonte u nëdrpre dy herë pasi qytetarë të pakënaqur hynin në skenë dhe e sulmonin kandidaten ekstreme të djathtë.
Protesta pati edhe në rrugët e qytetit, ku Policia përdori gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit.
Protestues me maska hodhën gurë dhe gjësende tjera të forta në drejtim të Policisë, në shenjë proteste ndaj një zgjedhje eventuale të Le Pen si presidente e Francës.
Në sondazhe del se Le Pen dhe Macron do të sigurojnë raundin e dytë të zgjedhjeve në një garë mjaft të ngushtë.