Sipas informacioneve të Anadolu Agency nga Presidenca e Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.
Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri (kryeministri i Libanit) kanë telefonuar Presidentin Erdogan.
Mirëpo, Erdogani deri tash nuk ka marrë urime as nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, as nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan lajmi.net.
Erdogani është uruar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vetëm një ditë pas referendumit me të cilin Turqia kalon nga sistemi parlamentar në atë të pastër presidencial.
Po ashtu edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Erdoganin.
Vite më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, atëherë kryeministër, Erdoganin e quante vëlla.






































