Komuna e Prishtinës vazhdon të blejë inventarë nga militantët e Vetëvendosjes

28.04.2017 10:16:12

Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti po vazhdon që të blejë inventarë për nevojat institucioneve të Komunës nga një militant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Tenderin “Inventarizimi i çerdhes ne Kodrën e Trimave” e ka fituar kompania “A & F Construction”.

Ky Institucion parashkollorë pritët të hapet më planin e ashtuquajtur ‘Çerdhe më bazë në komunitet’.

Pronarët e kompanisë fituese janë Artan Kurteshi, Faton Mehmeti. Tenderi kapë vlerën 49 mijë e 400 euro.

I gjithë Facebook-u i të dyve deri para pak kohe ka qenë i mbushur me parulla të Lëvizjes Vetëvendosje. Publiciteti më i madh ka qenë në shërbim të deputetit, Ismail Kurteshi.

Këta dy pronarë për herë të parë në aktivitetin e tyre biznesor, dy tender në Prishtinë i kanë fituar në vitin e kaluar.

Kjo kompani ishte themeluar në tetor të vitit 2013.

Pas marrjes tenderëve, Faton Mehmeti i ka fshirë të gjitha postimet që kanë të bëjnë me Lëvizjen Vetëvendosje nga rrejti social Facebook. Thuajse të gjitha postimit militanteske i ka fshirë edhe Kurteshi, por që tash disa propaganda të tij kanë të bëjë vetëm kundër pushtetit.

Në një prononcim dhënë për lajmi.net, Artan Kurteshi kishte thënë, se nuk e ka asgjë deputetin e VV-së, Ismail Kurteshi.

“Jo më herët nuk kemi marrë tender në Komunën e Prishtinës. Janë vetëm këta dy tenderë. Tenderi parë është nënshkruar dhe është duke u realizuar, të dytin nuk e kemi nënshkruar ende. Nuk kam asnjë lidhje me deputetin Kurteshi. Nuk jam anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Jam simpatizant i popullit shqiptar, se jam shqiptar”, kishte thënë Artan Kurteshi.

Kontrata për tenderin “Inventarizimi i çerdhes ne Kodrën e Trimave”, pritet të nënshkruhet me 28 prill 2016.

Edhe tenderët e fituar për herë të parë, që kanë qenë kah fundi i vitit të kaluar kanë të bëjnë me furnizim me inventarë për Komunën..

Konsorciumi “FM Group&A&F Construction” e ka fituar tenderin “Furnizimi dhe montimi i inventarit dhe materialeve tjera për funksionalizimin e qendrës për Business Process Outsourcing”.

Pronarë i kompanisë “FM Group” është Faton Mehmeti, ndërsa në kompaninë “A&F Construction”, Fatoni është pronarë bashkëpronar me Artan Kurteshin. Vlera e kontratës është 44,317,50 euro. Tenderi  “Furnizimi me inventar për administratën komunale”, ka qenë në vlerë  57,550.00 euro.

Opozita e Komunës së Prishtinës, konkretisht PDK-së, i ka bërë thirrje  Prokurorisë që të shqyrtojë vendimet e kryetarit Shpend Ahmeti lidhur me çerdhet publike me bazë në komunitet.

PDK ia ka kujtuar kryetarit Ahmeti se dhënia e pronës komunale duhet të jepet nëpërmjet garës së lirë dhe jo të bëhet biseda me persona të caktuara për to. Po ashtu, ka thënë se dhënia e këtyre pronave për Institucionet parashkollore nuk është dërguar në Asamble ashtu si e kërkon ligji.