Trump do të takohet me shefin e Këshillit Evropian gjatë samitit të NATO-s

05.05.2017 18:48:31
Presidenti i Amerikës, Donald Trump do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe shefin e Komisioonit Evropian, Jean Claude-Juncker gjatë këtij muaji.

BE-ja e ka konfirmuar se ky takim do të zhvillohet gjatë samitit të NATO-s më 25 maj, transmeton lajmi.net

Ky takim do të vie sidomos pas deklarimeve të Trump i cili hedhi dilema për të ardhmen e BE-së, duke thënë se edhe shumë vende do të largohen sikur Britania.

Ai kishte thënë se do t’i rishikojë edhe shpenzimet e SHBA-së për NATO-n.