Ministri, Enver Hoxhaj për vizitë zyrtare në Greqi

05.05.2017 09:46:01

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj pas vizitës dy ditore në Bruksel, po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë.

Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, ndërsa në mbrëmje do ta ketë edhe një ligjëratë.