Aktivistët nga Medvegja kërkojnë që mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës të mos menaxhohen vetëm nga serbët

28.04.2020 19:55:04

Aktivisti nga Medvegja, Muharrem Salihu ka bërë të ditur se janë mobilizuar asamblistët shqiptarë në Medvegjë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanoc.

Salihu këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se gjatë të martës kanë dorëzuar një kërkesë për planifikim të investimeve, ku u mbajtë edhe një takim mes përfaqësuesve shqiptarë dhe strukturave të udhëheqësve lokal.

“Gjatë takimit pati fërkime lidhur me mënyrën e kontrollit të investimeve, ku ne asambleistët shqiptare, kërkuam që në xhirollogari e cila do jetë e hapur veëtem për këtë rast si nën llogari bankare, të kemi edhe ne të drejtën e firmës dhe të mos jetë e menaxhuar vetëm nga perfaqësuesit e komunitetit serbë”, shkraun ndër të tjera Salihu.

Ai ka thënë se në lidhje me destinimin e këtyre mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë kundërshtim.