Malisheva bëhet me kabinë për dezinfektimin e qytetarëve

28.04.2020 19:36:53

Malisheva po vazhdon marrjen e masave për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit.

Ajo sot ka bërë vendosjen e kabinës dezinfektuese në oborrin e QKMF-së.

Numri i madh i të infektuarve me COVID-19 ka shtyrë institucionet lokale që të marrin masat për parandalimin e rasteve të reja.

Vendosja e kabinës dezinfektuese në oborrin e QKMF-së është vlerësuar si e domosdoshme për shkak të numrit të madh të pacientëve që kërkojnë shërbimet mjekësore në këtë institucion shëndetësor.

“Zona Park”, është kompania privat e cila ka vendosur këtë portë të dezinfektimit, në të cilën brenda 8 sekondave bëhet dezinfektimi i tërësishëm.

Poashtu, kjo kabinë ka edhe një tepison për dezinfektimin e këpucëve. Preparatet e vendosura për dezinfektim janë të certifikuara me ISO standarte me analiza dhe a-teste të kryera për shkatërrimin e virusit.

Këto kabina me preparate cilësore po konsiderohen shumë të rëndesishme për siguri në shëndetin e përgjithshëm publik.

Gjatë testimit të kabinës dezinfektuese ishin të pranishëm edhe zyrtarët komunal e shëndetësor të kësaj komune, të cilët e kanë vlerësuar si një masë të domosdoshme për parandalimin e COVID-19.