Gjatë dy vite e gjysmë bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore.
Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare.
Së bashku me Ambasadën Britanike krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike.
Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë.
Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë!
Isa Mustafa