Drejtori i burgut të Tropojës, Granit Kurmekaj është pezulluar nga detyra për përfshirje në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ka qenë ministri i ri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ai që ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm nga detyra të kreut të IEVP Tropojë, pasi ky i fundit u kallëzua për përfshirje në fushatë.