Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para pak minutave u është drejtuar kutive të votimit së bashku me bashkëshorten e tij Lumnien dhe djalin e tij, Endritin.
Pas votimit, Thaçi ka thënë se zgjedhjet e sotme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.
Tutje ai ka ftuar qytetarët pa dallim partie të votojnë për të ardhmen e tyre.
Më poshtë mund të ndiqni videon nga procesi i votimit të Presidentit.