Rrjeti i Organizatave Demokracia në Veprim që është duke i monitoruar zgjedhjet, përmes një konference për media ka shpalosur disa parregullsi, por nuk i ka quajtur të mëdha.
Albert Krasniqi nga DNV ka thënë se në shkollën Gjin Gazulli në Prishtinë simpatizant të PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR janë prezantuar si vëzhgues, por pastaj nga drejtoresha e shkollës janë larguar nga shkolla.
Po ashtu në Prizren është lejuar të votojë një person i cili ka pasur shenja në gisht se ka votuar më herët.
Sipas Krasniqit nuk është raportuar për ndonjë incident serioze, dhe votimi po rrjedh normalisht