Loja e rrezikshme “Balena Blu” duket se i ka fillimet e saj më të hershme. Një histori e ngjashme është ajo e një vajze të re, e cila kur ishte adoleshente detyroi me mesazhe të dashurin e saj moshatar të vriste veten. Kështu vajza bjonde, tashmë 20 vjeçe, e cila në gjykatë rri e heshtur ose qan, fshin sytë bojëqielli dhe i kërkon ndihmë avokatit. Ajo është e akuzuar për vrasje, pasi 2 vite më parë nxiti me anë të mesazheve të dashurin të vriste veten.
Michelle Carter është akuzuar për vrasje të pavullnetshme të Conrad, të cilin e kishte njohur gjatë pushimeve në Florida me prindërit në vitin 2012, kur të dy ishin minorenë të trazuar, në vuajtje: ai ishte përpjekur tashmë të vetëvritej, ajo kishte shqetësime të të ushqyerit dhe ankth social. Vazhdo, bëje, nuk zgjat më shumë se 20 minuta” dhe në dy javët që i paraprinë vetëvrasjes ishte përpjekur ta bindte, gjithmonë përmes chat-it, se vetëvrasja ishte vendimi më i drejtë për të gjetur më në fund qetësinë.
E di, kur të kthehesh nga plazhi duhet ta bësh. Je gati”, shkruante Michelle. Ai, që sapo kishte mbushur 18 vjeç, përgjigjej: “Dakord, do ta bëj. Nuk mendoj më”.







































