Ilir Meta është Presidenti më i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kreu i 10-të në historinë e shtetit shqiptar.
Gjatë ceremonisë i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas urimit që i bëri ish-aleatit të tij duke i shtrënguar dorën është larguar nga godina e presidencës, shkruan gazeta Shekulli.