THAÇI URON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT META

28.04.2017 19:03:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar se Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike.

Urimi i presidentit Thaçi:

Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetrore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë.

Z. Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial.

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.