Qëndrimet e z.Imer Imerit , janë qëndrime personale dhe jo të Shoqatës “Thirrje Për Drejtësi”

18.01.2017 18:16:39

Ju njoftojmë se qëndrimet e z. Imer Imerit , janë qëndrime personale dhe jo të Shoqatës!

Poashtu ju njoftojmë se z. Imer Imeri nuk është më kryetar i Shoqatës “Thirrje Për Drejtësi” që para 1 muaji , me çrast vullnetarisht ka ofruar dorëheqje me shkrim.
E faleminderojmë z. Imer Imerin për punën e bërë si kryetar i Shoqatës që nga themelimi e deri me dorëheqjen e tij.

Ne jemi angazhuar për drejtësi për të gjitha rastet e vrasjeve me motive politike dhe do të angazhohemi në vazhdimësi! Këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë së Shtetit të Kosovës , e edhe ajo ndërkombëtare ( gjykata speciale) në rast mossuksesi të institucioneve tona.
Qështjen e drejtësisë ,ne nuk e konsiderojmë si qështje “gatishmërie” për të bërë “be” , edhe pse kemi respekt për pleqtë e popullit tonë.

Me respekt,
Shoqata “Thirrje Për Drejtësi”