PDK nuk heq dorë nga kandidimi për kryetar të Kuvendit

29.07.2017 13:11:14

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Republikës.

Ndonëse disa ekspert juridik kanë deklaruar se kryeparlamentari ka afate tri herë, ndryshe thonë në PDK.

Anëtari i kryesisë, njëherësh ministri në detyrë, Blerand Stavileci tregon se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit më se miri është t’i referohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese me 2014, pasi aty, sipas tij, sqarohet kjo çështje.

“Sipas aktgjykimit, koalicioni më i madh e ka ekskluzivitetin e kandidimit të kryeparlamentarit pafundësisht, derisa të zgjedhet kryetari”, është shprehur ai.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive. Derisa sipas ligjeve në fuqi grupi më i madh parlamentar, PAN, ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit. Indeksonline