Kërkohet liri për “Grupin e Kumanovës”

30.08.2017 13:45:08

Fjala përfundimtare e avokatëve për “Grupin e Kumanovës”

Në procesin gjyqësorë “Lagja e Trimave” gjatë fjales përfundimtare të palës mbrojtëse, avokatët kërkuan rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjitha dëshmive të propozuara nga avokatet e të akuzuarve për shkak se prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetoj provat dhe argumentet që janë marrë si bazë e akuzës.

Avokatja Artene Iseni tha se pala mbrojtëse kërkon që të gjithë të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave duhet të lirohen si të pafajshëm. Kujtojmë që në flajën përfundimtare të prokurorisë është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të gjith të akuzuarit.