Zona turistike ‘Syri i Kaltër’ rrezikohet nga zjarri (Video)

10.08.2017 13:28:35

Zjarret në vend kanë filluar të kërcënojnë banesa dhe site turistike. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme ku zona turistike e syrit të Kaltër rrezikohet nga flakët.

Kjo zonë është shumë e njohur dhe e frekuentuar nga turistët, sidomos gjatë verës.Për të shuar zjarrin që rrezikon zonën turistike po punojnë helikopterë,

Ndërkohë dhe në fshatin Trovë të Ulzës janë riaktivizuar vatrat e zjarrit që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi duke komentuar situatën e krijuar fajëson disa bashki në vend, për mos reagim në kohën e duhur.