Kryeministri Mustafa u takua me Edi Ramën

02.02.2017 19:17:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku biseduan për forcimin e mëtejmë të  bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe për proceset zhvillimore në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Kryeministri Mustafa, pasi e njoftoi kryeministrin Rama për progresin në Kosovë, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Edi Rama, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë.