Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili u sulmua nga kundërshtarët e tij politik për mungesën e tij në ceremoninë e shugurimit të Katedrales Nëna Terezë, që u mbajt të martën.
Sipas Ahmetit, arsyeja ka qenë e thjeshtë.
“Nuk kam qenë sepse nuk kam qenë i ftuar. Ku nuk më ftojnë nuk shkoj. Duhet me vet Kishën Katolike pse?”, ka thënë Ahmeti në Rrokum Rroll.
Ai ka thënë se nuk e di arsyen përse nuk është ftuar në këtë ceremoni.
“Dje e këqyra edhe njëherë mos ka humbë ftesa. A është lëshim i Protokolit apo ndonjë diçka tjetër. Nuk e di përse nuk më kanë ftuar”, ka thënë Ahmeti.