Rakiq i kundërpërgjigjet Ivanoviqit

08.09.2017 13:34:11

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme populli do ta thotë qartë se çfarë mendon për Oliver Ivanoviqin, peshën e tij politike dhe cilësitë njerëzore.

Ai po ashtu ka thënë se Lista Serbe në zgjedhjet e fundit paraqiti një program të qartë të mbrojtjes së shtetit serb dhe interesave kombëtare në Kosovë duke premtuar se do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të zbatuar programin, raportojnë mediat serbe

 

“Në periudhën 2000-2008, si deputet në Prishtinë, ai heshti duke mbrojtur kolltukun dhe interesat e tij derisa serbët po dëboheshin”, thuhet në deklaratën e Rakiqit.

Ky reagim i kreut të Listës Serbe erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Ivanoviqit i cili tha se Lista Serbe ka bërë disa gabime përfshirë edhe atë për moszhvillimin e diskutimeve rreth mënyrës se si Qeveria e ardhshme e Kosovës do t`i trajtojë serbët.