Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar programin qeverisës duke thënë se është i sigurt se atë e ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj, pasi sipas Konjufcës ai program është shumë i dobët.
Konjufca ka thënë se ka thënë se mungesa e kabinetit qeveritar në këtë seancë tregon se si do të qeverinë vendin.
“Mungesa e tyre në seanca tregon se ata do ta shpërfillim Kuvendin… 53 deputetë kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme ndërsa kabineti qeveritar nuk janë këtu për ta mbrojtur programin e tyre”, është shprehur Konjufca, lajmi.net
Ai ka thënë programi qeverisës është shumë i dobët. “E mira e vetme e këtij programi qeverisë është se nuk është shkruar nga ekspertët, por nga dora e kryeministrit, pasi është shumë i dobët. Pra, e mira e vetme është sinqeriteti”, ka shtuar Konjufca.
Ai më tej, ka thënë se Qeveria duhet të tregoj se si do ta zhvillojë ekonominë, si do ta rregullojë shëndetësinë, si do ta rregullojë arsimin, e sektorët tjerë të jetës në vend.






































