Përsëritet rasti i Ilia Karelit në Greqi, shqiptari dhunohet për vdekje në burg

13.08.2016 23:27:20

Një ngjarje tronditëse është publikuar nga faqja “Realiteti Shkodra News” në “Facebook”, ku denoncohet rasti I vdekjes së papritur të një shqiptari në polici.

Sipas kësaj faqeje, “një 28-vjeçar nga fshati Rrilë i Lezhës, dyshohet se është dhunuar barbarisht deri në shkaktim vdekjeje. I riu Pëllumb Marinkolaj sipas burimeve të pakonfirmuara por të bazuara fort në fakte, është dhunuar për vdekje në mjediset e rajonit të policisë “Kato Patisia” ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia greke për më shumë se 10 ditë”.

“Pasi i riu nuk është bërë i gjallë miq dhe familjarë janë interesuar për humbjen e kontakteve të tij. Avokati i cili ndiqte çështjen penale të Pëllumb Marinikollaj ka refuzuar të flasë me shokët e të ndjerit duke thënë se ishte me pushime. E gjithë kjo situatë e paqartë ka vënë në alarm familjarët e të riut nga Lezha, ndërsa vëllai i tij ka udhëtuar drejt Athinës në kërkim të gjurmëve të vëllait të zhdukur. Pas shumë kërkimeve dhe përmes nj avokateje është gjetur trupi i të riut fatkeq në frigoriferin i varrezave “Agio Anargioro” gati për t’u varrosur duke u klasifikuar si një kufomë pa identitet”, vijohet më tej në deklaratën tronditëse.