Hoteli mohon vdekjen e turistit në Vlorë

13.08.2016 23:20:33

Pas lajmit të dhënë nga Policia e Shtetit se një turist italian është gjetur i pajetë në dhomën e hotelit “Olimpia” në Vlorë, ku i fundit ka mohuar ngjarjen. E kontakutuar nga Opinion.al menaxherja e hotelit ka thënë se në hotelin tonë nuk ka ndodhur asnjë vdekje, madje shprehet e habitur me policinë që është referuar hotelit “Olimpia” në Radhimë.

Më poshtë komunikata zyrtare e policisë për ngjarjen

Rreth orës 20:30, një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në një hotel të Radhimës.

Policia ka identifikuar shtetasin nga Bari-Itali me inicialet N.M., rreth 57 vjeç, i cili ka qenë duke pushuar në Radhimë me shtetasen M.F., rreth 50 vjeçe, në hotelin “Olimpia”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga infarkti pasi shoqëruesja e tij (M.F) ka qenë prezente në momentin e ndodhjes së ngjarjes.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.