VIDEO/ Flasin pacientët: Ja çfarë gjejmë në Urgjencën e Durrësit

08.01.2017 11:27:19

Mbi 400 persona në ditë, kryesisht mosha e mesme dhe pensionistët po dynden në urgjencën e të rriturve në Spitalin Rajonal të Durrësit, çdo ditë. Pavarësisht stafit mjekësor të dyfishuar, një sitatë e tillë është tepër e vështirë, për shkak se shtretërit e urgjencës qëndrojnë gjithmonë të zënë nga të sëmurët.

Pacientë të të gjitha moshave i drejtohen urgjencës, për çdo shqetësim që kanë, duke nisur nga simtomat e gripit fare të lehta, por ka edhe pacientë që shkojnë në spital në gjendje shumë të rënduar, e nuk kanë marrë mjekim për ditë me radhë. Të pyetur nga “Durrës Lajm” pacientët thonë se temperaturat e ulëta kanë ndikuar edhe më shumë në përkeqësimin e shëndetit, sidomos tek moshat e vjetra, ndërsa në urgjencë kanë gjetur ekip mjekësor të kualifikuar e mikpritës.

Së bashku me urgjencën pediatrike numri i personave që i drejtohen mjekëve për ndihmë ka shkuar në 600 në ditë.