A dështoi Perëndimi në Afganistan? Shifrat marramendëse, ja ka kushtuar lufta

16.08.2021 10:36:34

KABUL – Afganët u zgjuan sot në një udhëheqje të re, disa orë pasi talebanët ‘pushtuan’ kryeqytetin dhe shpallën fitoren.

Mijëra banorë dhe shtetas të huaj po përpiqen të ikin nga Kabuli, me skena kaosi dhe paniku që shihen në aeroport që nga e diela në mbrëmje

Fluturimet komerciale janë pezulluar, ndërsa përparësi po u jepet fluturimeve ushtarake amerikane që po evakuojnë stafin diplomatik.

Presidenti Ashraf Ghani, sipas BBC ka ikur në Uzbekistan, ndërsa ish -presidenti Hamid Karzai po ofrohet të udhëheqë kalimin e pushtetit me talebanët.

Sa ka kushtuar lufta afgane?

Shumica dërrmuese e shpenzimeve në Afganistan kanë ardhur nga SHBA.

Midis 2010 dhe 2012, kur SHBA kishte më shumë se 100,000 ushtarë në vend, kostot e luftës ishin pothuajse 100 miliardë dollarë në vit, sipas shifrave të qeverisë.

Sipas një studimi të Universitetit Brown në vitin 2019, i cili ka shqyrtuar shpenzimet e luftës si në Afganistan ashtu edhe në Pakistan, SHBA kishte shpenzuar rreth 978 miliardë dollarë (vlerësimi i tyre përfshin edhe paratë e ndara për vitin 2020).

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania – të cilët kishin numrin më të madh të trupave në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara – shpenzuan rreth 30 miliardë dollarë dhe 19 miliardë dollarë respektivisht gjatë luftës.

Por pas gjithë këtyre investimeve, duket se puna e Perëndimit në Afganistan ka dështuar