A do marrin shpërblim pensionistët? Rama: Do kemi një…

23.12.2019 18:57:46

Në përfundim të mbledhjes me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për shpërblimin e pensionistëve. Ai deklaroi se për këtë çështje do të ketë nesër një mbledhje ku do të merret një vendim.

“Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë.

Mirëpo jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e Përgjithshme”, tha Rama.