Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje për festat e fundvitit.
Haradinaj në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni ka folur edhe për Mini-Shengenin.
“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.
Në fund të javës që shkoi, në Tiranë qëndruan liderët e Ballkanit Perëndimor; Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në Samitin e thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për konkretizim të iniciativës rajonale që po quhet “Mini-Shengen”.






































