A do ta përjashtojë Rudina Hajdarin? Ja si përgjigjet Basha

09.03.2019 10:35:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë në “Zonë e lirë” se kriza politike do të përfundojë vetëm me zgjedhje të parakohshme.

I pyetur për kandidatët nga listat vijuese të PD-së që pranuan mandatin dhe Rudina Hajdarin, që ende nuk ka pranuar që të dorëzojë mandatin e deputetit duke dalë kundër vendimit të grupit, Basha tha:

“Nuk kam ndërmend që të merrem me asnjërin prej tyre, por dua të them se motivi i atyre që kanë qëndruar nuk i shërben interesit publik dhe qytetarëve. Ata që dalin kundër këtij vendimi, nuk i shërbejnë demokracisë, se për çfarë motivesh kanë shkuar. Kjo krizë politike do të përfundojë me zgjedhje të parakohshme”, tha Basha.