A do të ndikojë në rezultat të zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë, shërbimi sekret rus, si në rastin e Kosovës…?

25.06.2017 10:04:15

Dita e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë nuk është e rëndësishme vetëm në aspektin institucional – për krijimin e një Parlamenti të ri dhe të institucioneve që burojnë përmes Kushtetutës prej tij, por edhe në aspektin e ndikimit në këto zgjedhje që mund të ushtrojë Rusia me anë të shërbimit sekret rus në Shqipëri. 

 

Dashamir Gjinkalli

Sot në Shqipëri shënohet një ditë të rëndësishme, dita e zgjedhjeve parlamentare.

Kjo ditë nuk është e rëndësishme vetëm në aspektin institucional- për krijimin e një Parlamenti të ri dhe të institucioneve që burojnë prej tij, por edhe në aspektin e ndikimit në këto zgjedhje që mund të ushtrojë Rusia me anë të shërbimit sekret rus në Shqipëri.

E them këtë pasi që edhe në Kosovë zgjedhjet e 11 qershorit 2017 kanë qenë të ndikuara nga Rusia me anë të agjentëve të shërbimit sekret rus, përmes agjentëve të koordinuar prej bazës ‘humanitare’ (lexo: qendër  e spiunazhit) nga kufiri me Kosovën.

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i konvenojnë Rusise dhe vetëm asaj, për shkak të faktit së pas zgjedhjeve ka gjasa të krijohet një bllokadë institucionale, ku asnjë parti në Kosovë të mos mund të fitojë mundësinë e marrjes së qeverisë.

Kjo mund të krijojë një gjendje kaotike që mund shumë lehtë të kalojë në trazira të dirigjuara nga shërbimet serbo-ruse.

Duhet të pohojmë se rajoni i Ballkanit aktualisht është ‘fushëbeteje’ midis dy koncepteve të mëdha: të demokracisë dhe lirisë (koncepti i NATO-s) dhe diktaturës putiniste (koncepti i Rusisë).

Të mos harrojmë, në rajon jane aktualisht mbi 130 agjentë rusë, në Kosovë, IRJM dhe Shqipëri.

Deri më tani, dy përpjekje e shërbimit rus për të ndërhyrë në ngjarjet në Ballkanin Perëndimor: përpjekja e grushtshtetit në Mal të Zi nga vjeshta e vitit 2016 dhe dhuna e orkestruar në Parlamentin e IRJM-së.

Pyetja që vihet është: a do të ndikojë Rusia në ndonjë mënyrë zgjedhjet e nesërme në Shqipëri, duke marrë parasysh përdorimin e ambasadës së saj në Tiranë si qendër spiunazhi, ku fshihen agjentë rusë?

Institucionet e Republikës së Shqipërisë, në vecanti Shërbimi Informativ të Shtetit, po ashtu ndërkombëtarisht (vet NATO-ja) duhet të vëzhgojnë nesër situatën dhe të mos lejojë ASNJE veprim të shërbimit rus të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri.