A do t’u hetohet pasuria edhe milionerëve të VV-së? Flet Albulena Haxhiu

21.05.2021 10:06:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka treguar nëse do të hetohen edhe milionerët e Vetëvendosjes.

Ajo ka thënë se do të hetohen të gjithë zyrtarët, por se për asnjërin prej zyrtarëve të VV’së thotë se nuk ka njohuri që ka fituar pasuri nga veprimtaria e paligjshme apo abuzimi.

“Të gjithë. Unë nuk e di që ka në Lëvizjen Vetëvendosje, zyrtarë që ka pasuri që është fituar nga veprimtaria e paligjshme ose nga abuzimi. Për asnjërin prej tyre nuk e di që e ka fitu atë pasuri, duke e keqpërdorur detyrën zyrtare. Pyetja nuk është në rregull, sepse unë thash të gjithë zyrtarët e lartë dhe familjet e tyre, nuk thash veç zyrtarët e PDK-së”, ka thënë Haxhiu.