Rrahje masive në Drenas, policia arreston gjashtë persona

21.05.2021 10:45:54

Një tjetër rrahje masive është raportuar të ketë ndodhur në 24 orët e fundit, kësaj radhe në Drenas.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se ka ndodhur një rrahje ku kanë qenë të përfshirë gjashtë  të dyshuar (moshë e mitur).

Si pasojë e rrahjes, një i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor për shkak te lëndime të pësuara.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.