A duhet të mbrohet shteti apo rrënuesit e tij?

24.11.2017 19:24:27

Nga: Gani Sadiku

Gjëja më e vështirë sot në katrahurën politike të Kosovës, është të mirresh me analizë politike. Secilën fjalë, godet ose realistin ose gënjeshtarin, ose patriotin ose tradhëtarin, ose punëtorin e devotshëm ose të pa punin. Por njëkohësisht të qëndrosh indiferent ndaj krejt atyne ngjarjeve që lidhen drejt për drejt me jetën e çdo njërit prej nesh, është goxha e vështirë.

Sot lexova se policia e kishte arrestuar dhe burgosur Albin Kurtin dhe dy deputetë tjerë të LVV–je,. Ece fol tash diçka.! Me than mirë kanë bërë policia dhe drejtësia, ndoshta dikush mundë ta quaj gabim prononcimin tim. Por një është e sigurtë që ska asnjë vend demokratik në botë që i iket drejtësisë së një shteti dhe të njejtit shkojnë në institucionet e po atij shtet për të punuar dhe për të marrur pagë mujore.

Çdo kush duhet të dal para drejtësisë kur i kërkohet, sepse nëse instalojmë standard të ikjes nga drejtësia pikërisht nga ata që do duhej të ishin shembull për çdo kend, at’here çka do të presim ne nga qytetari i zakonshëm i cili për asnjë sekon nuk ka mundësi të shmanget nga këto organe..! Por nga ana tjetër nëse pyesim vehten prej nga ky standard i ikjes nga drejtësia dhe i përdorimit të dhunës ndaj institucioneve të vendit, mundë të themi se pikërisht janë politikanët që sot po ikin nga drejtësia vendore e neser do të ikin nga drejtësia ndërkombëtare, kanë filluar të parët që të jenë mbi ligjin dhe të mos i përgjigjen drejtësisë së asnjë instancë, por edhe të mos e njohin fenomenin e logaridhënjes dhe përgjegjësive institucionale si një standard i pakapërcyeshëm për shoqëritë e ngritura në demokraci.

Ikja nga drejtësia prejudikon vetfajësinë, sepse nëse mendon se je i pafajshëm për një vepër për të cilën akuzohesh, atëhere ske asnjë arësye t’i shmangesh ballafaqimit me drejtësinë. Them të drejtën nuk janë edhe bash pafaj as Albini as të tjerët, sepse hudhja e gazit lotësjellës në kuvend ishte kryesisht mjet i përdorur për të ardhur në pushtet e jo për t’u mbrojtur nga demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe. Por vepra e tyre është pak më e lehtë se veprat e disa të tjerëve që janë marrë me krime prej pasluftës e këndej, dhe prap vazhdojnë të ikin nga drejtësia. Nga ana tjetër kemi plot dyshime sa i përket sistemit të organizimit të drejtësisë në Kosovë e cila është shumë e përfolur. Edhe pse brenda sistemit të drejtësisë kemi shumë individë të cilët kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, ata shpeshëherë ndodhë kur bien pre e sistemit të instaluar korruptiv. Ne si qytetarë tashmë jemi bërë imun ndaj ikjeve nga drejtësia, ndaj papërgjegjësive, ndaj hajnive, dhe ndaj krejt dukurive negative, që i kanë instaluar politikanët si standard të vetin por që nuk është i njejt dhe i zakonshëm për qytetarin.

Po e zamë, Kadri, Ramushi, Hashimi, Xhaviti etj bënë me ikë nga drejtësia, bënë me vjedhë, po ashtu bënë mos me dhënë logari para drejtësisë e para shtetit, e ne qytetarët spo bajka a.? Por ky fenomen nuk përfundon kaq thjeshtë.! Këta që bëjnë gjëra të tilla dinë edhe të inskenojnë epizoda të rrezikshme të lojës me zjarr, saherë që u kanoset rreziku personal, pa marrë parasyshë faturën që i duhet ta paguaj shteti dhe qytetari.

Ata më të mëdhenjë se Albini me shokë, duhet të japin logari për çdo krim që akuzohen nga Gjykata Speciale, mundë edhe t’i fusin duart në maxhen e huaj, që përmes trazirave të mundohen ta shpëtojnë veheten. Krejt në fund, unë më në hall e shoh gjykatësin, policin dhe zyrtarin e ndershëm që mundohen me krye punën e vet, në një shtet me një klasë të pandershme politike, se sa ata që ikun, apo denohen nga ky sistem i drejtësisë.!