Prishtina, një tender të vogël për kompaninë e pjesëtares së Vetëvendosjes /Dokument

24.11.2017 18:47:33

Blerona Mjeku është njëra ndër aktivistet më të zellshme të Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë. Kompania ku punon ajo ka fituar një tender nga Komuna e Prishtinës. Ndërkaq, Mjeku është zyrtarja kryesore që do të bisedojë më prokurimin e Prishtinës për këtë tender.

Bleona Mjeku bëri fushatë gjatë gjithë kohës, por nuk arriti të fitojë një ulëse në Kuvendin e Fushë Kosovës, si asamblistë e Vetëvendosjes. Megjithatë, kompania “Mobileri Prishtina”, në të cilën punon ajo, së fundmi po i ecin punët mirë, shkruan lajmi.net.

Politikania e re që nuk mundi të bëhet ligjvënëse, i ka hyrë “botës së tenderëve”.

Furnizimi me mobile-ulëse për BPZ “Prishtina 2”, quhet tenderi në vlerë prej 997 eurove që e mori kjo kompani për të furnizuar me ulëse Brigadën e Zjarrfikëseve në Prishtinë. Bleona është shënuar si person kontaktues në “njoftimi për nënshkrim të kontratës”, çka do të thotë se ajo do të bisedojë më zyrën e prokurimit të Prishtinës.

Por, pronari i kompanisë “Mobileri Prishtina”, Fidaim Hasani, thotë për lajmi.net se Mjeku është vetëm punëtore e thjeshtë në kompani, edhe nuk e di si gjendet emri i sajë në njoftimin për nënshtrim të kontratës. “Nuk është menaxhere në kompaninë tonë, Blerona është shitëse e thjeshtë. Pse është vendosur numri i saj aty të kontaktimet në dosje të tenderit nuk e di. Por, Blerona nuk e di që e dinë për këtë tender. Di që Blerona ka qenë kandidatë për asamblieste, por nuk e di nga VV apo AAK. Oferta jonë ka qenë me e lira dhe kemi fituar”, tha Hasani.