A e dini pse janë dy vija prapa iPhone? (Foto)

11.11.2016 18:46:14

 

Me dizajne të reja që dalin çdo vit, mund të jetë e vështirë ta kuptosh iPhone-in.

Sapo t’i kuptosh veçoritë e reja në celularin aktual, ato dalin në një celular të ri.

Disa mund të thonë se këto ndryshime janë për më mirë, por disave iu duken të pakuptimta – si për shembull dy vijat e holla që janë prapa iPhone 5 dhe 6, shkruan Gazeta Express.

Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë se për çfarë shërbejnë ato, për çfarë janë vendosur aty në atë mënyrë.

Kur ishte bërë iPhone i parë, ai ishte bërë me qelq si prapa ashtu edhe para, dhe kishte një pamje të bukur.

Por me iPhone 5 që mori një trup alumini prapa, u bënë disa ndryshime. Duket se alumini ndërhynte në sinjalet e celularit, gjë që nuk e bënte një material të dëshirueshëm për pjesën e prapme të celularit.

Por klientët dëshironin celularë më të qëndrueshëm, kështu Apple iu përgjigj atyre në mënyrën më të mirë.

97e755d2-5997-4821-a7ec-156e4dcc7047-tablet_1468255649-4939412

Duke i shtuar vijat prapa celularit, u reduktuan problemet që shkaktoheshin nga alumini. Ato funksionojnë si një antenë, duke e rritur sinjalin tuaj dhe duke e bërë celularin që të punojë më mirë.