A e kanë çuar Astritin drejt vdekjes Dardan Molliqaj dhe e Sami Kurteshi?

09.11.2016 21:44:20

Nga Rexhep Kastrati

Nga një Raport i KMDLNJ-së i bërë publik të martën dalin detaje të reja lidhur me vdekjen e Astrit Deharit e që zbulojnë se pak ditë para vdekjes, Astriti është vizituar nga Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi. Sipas këtij Raporti, kjo vizitë është bërë me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva. Këto informacione, gjykatësi Kashtanjeva i ka mohuar, kurse Tinka Kurti e sektës okulte të Albinit nuk është deklaruar fare. Për shkak se bëhet fjalë për informacione të ndjeshme, nga të cilat mund të hidhet dritë mbi mundësinë që Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi të kenë ndikuar te Astriti që nga ato që kanë të bëjnë me detaje lidhur me akuzat e mundshme e deri te ndonjë trysni psikologjike për shkak të informacioneve se ai kishte bashkëpunuar me autoritetet. Pra, duhet të hetohet kjo pistë dhe të vërtetohet se a kanë qenë Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi te Astriti, apo nuk kanë qenë. Këtu dikush nuk është duke e thënë të vërtetën: ose KMDLNJ, ose gjykatësi Kashtanjeva. Nuk mund të jenë të dy variantet të sakta: ose kanë qenë, ose nuk kanë qenë. Natyrisht se heshtja, apo mospërgjigjia e Tinka Kurtit të sektës okulte të Albinit të bën të dyshosh se mund të jetë e vërtetë se Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi të kenë qenë te Astriti, dhe mund të ketë qenë ajo vizitë një nga shkaqet që mund ta kenë çuar drejt vdekjes atë. Nëse gjykatësi Kashtanjeva fsheh të vërtetën, pse e bën këtë? A është shitur te sekta okulte e Albinit, apo është kërcënuar? Në të dy rastet situata do të dilte shumë inkriminuese dhe do të mund të zbulonte një zinxhir personazh të implikuar që mund ta kenë çuar Astritit drejt vdekjes qoftë si vetëvrasje, qoftë edhe si vrasje. Pra, është fjala për një zinxhir njerëzish të institucioneve që mund të jenë shitur apo janë kërcënuar nga sekta okulte e Albinit. Nëse, ndërkaq, informacionet e dhëna nga KDMLNJ janë të pasakta, po ashtu, duhet të hetohen arsyet se përse i kanë përfshirë këto informacione të pasakta në Raportin e tij. Nëse këto informacione janë marrë në mirëbesim, nga kush janë marrë. Pra, cili është zinxhiri i njerëzve që kanë qenë të interesuar të plasojnë këso informacione të rrejshme. Prandaj, duhet patjetër të zbardhet e vërteta për këtë vizitë të mundshme, sepse këtu dikush po rren. Arsyet pse po rrejnë duhet të zbulohen për ta pasur të plotë të vërtetën për vdekjen e Astritit. Dhe nuk duhet të kursehet askush.