A e ke rekretuar ti Ramush Tahiri, Hashim Thaçin në UDB?

04.08.2018 12:06:05

Nga Rexhep Kastrati

Ka kohë që Ramush Tahiri është duke e bërë punën e avokatit kryesisht të një prpcesi negociator të udhëhequr nga Hashim Thaçi, e që tashmë kur është në fazën përmbyllëse ka nxitur gjoja reagime edhe të atyre që gjatë viteve kishin qenë bashkëpunëtorë të tij, por edhe pjesë të makinerisë luftënxitëse brendashqiptare,

Në fakt edhe vetë Ramush Tahiri pas luftës ka qenë një nga pjesëtarët e makinerisë luftënxitëse brendashqiptare, dhe me shrimet e tij përbaltte, denigronte dhe cenonte rëndë presidentin Rugova dhe filozofinë e tij politike.

Opinioni publik bombardohej me shkrime të helmëta, të ulëta dhe pa asnjë kriter profesional nga ana e Ramush Tahirit, dhe kish nga ata që edhe nuk e kuptonin këtë zell të një politikologu, dhe të dikujt që edhe vetë kishte qenë pjesë e organizimit politiko-institucional të udhëhequr nga presidenti Rugova, por kishte edhe nga ata që e njihnin angazhimin e Ramush Tahirit qysh herët.

Ramush Tahiri kurrë nuk ka folur për veprimtarinë e tij në moshë më të re! Kurrë nuk ka folur për marrëdhëniet e tij me UDB-në!

Dhe kur jemi këtu, Ramush Tahiri nuk ka treguar kurrë se a e ka rekrutuar Hashim Thaçin në UDB, më 1989 dhe a datojnë qysh atëherë lidhjet ndërmjet tyre?

Sigurisht ka shumë pyetje dhe çështje të tjera të rëndësishme që kërkojnë përgjigje, për t’u kuptuar e vërteta për plojën që i është luajtur dhe po i luhet Kosovës!