A e mblodhi Kryesinë e LDK’së çështja e ushtrisë?

14.03.2017 17:14:35

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është mbledhur para pak çastesh në zyrën qendrore të kësaj partie në kryeqytet

Burime jo zyrtare nga LDK’ja thanë për gazetametro.net se kjo është mbledhje e rregullt e partisë që udhëheq me ekzekutivin e vendit.

Ende nuk dihet se çka po diskutohet në këtë mbledhje, por me shumë gjasë temat si Demarkacioni dhe formimi i Ushtrisë pritet të jenë temë e debatit.