Meksikë: Gjenden 250 kafka njerëzish të varrosura në një gropë të thellë

14.03.2017 17:09:19

Janë gjetur më shumë se 250 kafka në një varr masive të një karteli të drogës në shtetin bregdetar të Meksikës, Veracruz, ka njoftuar prokurori i shtetit.

Prokurori i shtetit, Jorge Winckler, ka thënë se varret e thella klandestine përmbajnë viktima të karteleve të drogës të vrara vite më parë.

Ai nuk ka treguar se kur dhe nga kush janë gjetur kafkat.